Si e moren shtetesine 2 indianet, 2 ministra te perfshire

Si e moren shtetesine 2 indianet, 2 ministra te perfshire

64
0
Shares

Institucionet e sigurisë kombëtare nuk kanë dhënë informacionet e plota mbi tre shtetasit indianë që kanë marrë shtetësinë shqiptare, por që në vendin e tyre ishin akuzuar për pastrim të parave. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se propozimi ka ardhur nga Ministria e Mjedisit, por Blendi Klosi shprehet se do ta sqarojë në një moment të dyte situatën. Po ashtu dhe ish-ministri Ditmir Bushati është shprehur se për dhënien e titullit Konsull Nderi për një prej tyre janë pyetur dhe institucionet përkatëse.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.

Në reagimin e tij presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se për shtetasit e huaj, Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit “Për shtetësinë shqiptare”.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.

Madje Presidenca sqaron se janë bërë të gjithë verifikimet nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Por i pyetur nga mediat, Ministri i Mjedisit nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Edhe pse janë të akuzuar prej për pastrim të parave, një prej shtetasve indian është edhe Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri.

Por ish-ministri, Ditmir Bushati, shprehet në facebook se procedurat për emërimin e Konsujve të Nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, shprehet ai.

Vetëm dy ditë më parë Interpol Tirana arrestoi shtetasin indian Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.

Në Indi ata janë të akuzuar për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Pasi kanë mbërritur në Shqipëri, ata kanë krijuar kompani investimesh.oranews.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY