Rama nxjerr gazetarët jashtë, Fatos Nano nuk është i pranishëm

Rama nxjerr gazetarët jashtë, Fatos Nano nuk është i pranishëm

71
0
Shares

Ajo që është venë re në Kongresin e Partisë Socialiste është mungesa e Fatos Nanos, për të cilin u përfol aq shumë se do të ishte i pranishëm, si një i ftuar special.

Në fakt është e kundërta, pasi Fatos Nano nuk është prezent, ndërsa nga ana tjetër nuk kanë të sosur risitë në Kongres. Kujtojmë se Kongresi është i ndarë në tre seanca dhe ish-kryeministri Nano mund të shfaqet më vonë përpara socialistëve.

Drejtuesit e Partisë Socialiste nuk kanë lejuar gazetarët dhe fotografët të hyjnë brenda sallës ku po zhvillohen punimet e kongresit. Gazetarët janë detyruar të qëndrojnë në hollin e Pallatit të Kongreseve, për ta ndjekur mbledhjen në televizionet ‘led’ që janë vendosur aty dhe në sheshin ‘Nënë Tereza’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY