“Nuk heqin dorë” Paloka për Kongresin: Kush e di çfarë skenari kanë...

“Nuk heqin dorë” Paloka për Kongresin: Kush e di çfarë skenari kanë përgatitur për Dylqinjën e Surrelit

70
0
Shares

Një reagim ka patur dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në lidhje me punimet e kongresit të Partisë Socialiste.

Duke iu referuar propagandës, Paloka thotë se drejtuesit e PS mendojnë se populli do i besojë se ata janë pjesë e tyre dhe se shqetësohen për problemet.

Nuk heqin dore… Kujtojnë se duke veshur Braçen si Lej Feni (hero imagjinar kinez) e duke nxjerrë një tufë fakirësh në skenë, populli i besoi se janë njësoj me të dhe shqetësohen për problemet e tij. Kush e di çfarë skenari kanë pregatitur për Dylqinjen e Surrelit”, shkruan Paloka.

Kongresi i PS është aktualisht duke u mbajtur ndërsa mund të themi se kemi dëgjuar fjalimet e ministrave deri tani, ndërsa më pas do të bëhet edhe prezantimi i Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY