Krim i rëndë në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh

Krim i rëndë në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh

92
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grekan të Gramshit.

Sipas policisë, një 35 vjeçar ka vrarë duke mbytur me duar bashkëshorten e tij, G.H., 32 vjeçe.

Shtetasi me iniciale A.H., është arrestuar nga policia, ndërkohë që motivet e vrasjes janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY