Ish-ministri sfidon Ramën: Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë atë që...

Ish-ministri sfidon Ramën: Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë atë që thotë

81
0
Shares

Ish-ministri  Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas deklaratave krenare të kryeministrit Rama se i fitonte zgjedhjet në çdo moment.

Manjani e sfidon sërish kryeministrin, duke i kërkuar të mos qëndrojë tek fjalët, por të veprojë.

REAGIMI

Ai me koalicionin e karrikeve bosh në shesh deklaron se i fiton zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar.

Shumë mirë! Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë këtë që thotë me rezultat zgjedhor jo me llafe.

Të hyjmë në zgjedhje me këtë Kod dhe me atë Kryeministër, pa asnjë problem.

Në i fitoftë e gëzoftë!

Por nëse duam që vendi të ketë pluralizëm e dialog politik në radhë të parë duhet të kemi një Parlament pluralist.

Ky parlament mund të ngrihet tashmë vetëm me zgjedhje, jo me llafe, as me sondazhe, as me opozitarë të blerë, as me karrema proceduralë e aq më pak me kongrese të modelit Kim Jong!

Zgjedhjet janë zgjidhja! Dhe zgjedhjet politike Parlamentare jo lokale. Këto të fundit skanë tashmë asnjë rëndësi!

Duhet ta ndajë vota kush ka të drejtë Ai që bën kongres partie për të shkatërruar Muzeun Historik e Teatrin e kukullave, apo opozita që thjesht po kërkon DEMOKRACI?!

Në emër të popullit pa popull nuk mund të flitet më!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY