FOTO/Kush do të ulet në fron, nisin bastet për serialin final të...

FOTO/Kush do të ulet në fron, nisin bastet për serialin final të “Game of Thrones”

47
0
Shares

Sezoni i 8 dhe i fundit i Game of Thrones për shumë pak ditë do të transmetohet dhe kjo ka bërë që fansat dhe shikuesit të behën shumë kuriozë. Ky është sezoni përfundimtar i cili tregon se kush do të jetë ai që ulet në fron.

Pasi e çuan me shikueshmëri rekord trailerin e sezonit 8, fansat kanë nisur pyetjet se cili prej personazheve do të ketë fatin e keq dhe cili prej tyre do të dalë sovran i Westeros. Agjencia që merret statistikat, “Visme”, mblodhi mendimet e fansave dhe shpërndau një infografikë që lidhet pikërisht me këto dy pikëpyetje.

Me më shumë mundësi që të jetë mbreti i Westeros doli Bran Stark, që sipas shumicës së të intervistuarve është kandidati më i mundshëm që të dalë si fitimtar, me 25% të preferencave, i ndjekur nga Jon Snow (22.2%), Daenerys Targaryen (16.7%), Sansa Stark (14.3%) e Gendry (12.5%).

Ndërsa personazhi me më shumë mundësi për të vdekur është Euron Greyjoy, sipas 40.8% të të intervistuarve, i ndjekur nga Yara Greyjoy (25%) e Theon Greyjoy (16.7%).

Vdekja e Cersei mendohet të ndodhë sipas 13.3% të të intervistuarve, ndërsa vetëm 1% e të pyeturve mendojnë se Jon Snow do të vdesë i pari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY