VIDEO/Historitë e të miturëve shqiptarë, të “braktisur” nga prindërit në Itali!

VIDEO/Historitë e të miturëve shqiptarë, të “braktisur” nga prindërit në Itali!

115
0
Shares

Vetëm në 3 vitet e fundit janë 1600 të mitur shqiptarë të regjistruar që kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje nga shteti italian duke u deklaruar si të pashoqëruar ose “braktisur” nga prindërit e tyre.

Në Itali dhe në Shqipëri autoritetet kanë nisur hetime për këta prindër që “braktisin“ fëmijët duke menduar se po u japin një jetë më të mirë në shtetin fqinj, por e ardhmja e tyre nuk është e sigurt. Nuk është fjala vetëm për vështirësitë kalimtare, por edhe rrezikun e përfshirjes së të miturve  në kthetrat e krimit të organizuar dhe rrjetet e trafikut.

E ndërsa fëmijët e “braktisur” janë përballë rreziqeve edhe ndaj prindërve në Shqipëri prokuroria ka nisur hetimet në disa raste pas referimit nga policia, ndërsa kodi ynë penal parashikon 3 vite dënim me burg.

Shqetësimeve të autoriteteve në Romë, Tirana zyrtare i është përgjigjur me forcim të masave në kufi dhe me vënien para përgjegjësisë të prindërve që shkojnë në Itali bashkë me fëmijët dhe kthehen … vetëm.

Gazetari i emisionit “31 Minuta” dhe Qendrës për Gazetari Cilësore, Antonio Çakshiri ishte në Modena dhe Parma ku bisedoi me të miturit shqiptarë atje dhe drejtues të shërbimit social në këto qytete italiane.

(LEXO ME SHUME)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY