Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në konsullatën ruse

Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në konsullatën ruse

62
0
Shares
foto ilustruese

Kryeqyteti grek është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm me granatë në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në orën 03.50.

Raportohet se dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri.  Granata ka arritur në postin e rojes, ku edhe  ka shpërthyer.

Ende nuk raportohet për të plagosur. Ndërkohë sipas dëshmive të para nga banorët përreth mësohet të jetë dëgjuar një shpërthim i fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.

Njësitë e antiterrorizmit kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes, ku ndodhi shpërthimi, por deri tani nuk ka pasur përgjegjësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY