“Të fyesh Dashin se pi raki me shokët, Edhe?… Nano pinte Wisky...

“Të fyesh Dashin se pi raki me shokët, Edhe?… Nano pinte Wisky dhe shkonte në mbledhje”

91
0
Shares

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar përplasjen mes ish-deputetit Dashamir Shehi dhe analistit Mustafa Nano.

Ky i fundit e ofendoi ish-deputetin duke i thënë se pi gjithë ditën raki, ndërsa më vonë kërkoi ndjësë.

Gazetari e sheh këtë incident si pevers publik. Ai shkruan se të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.

Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Wisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët”,-shkruan Kikia.

REAGIMI I PLOTE

Perversitet publik!

Gjëja më pa vlerë që kam vënë re këto ditët e fundit është sarkazma e madhe, në rrjet , por jo vetëm, me Bashën dhe Ramën që ishin fotografuar nga “pasagjeri dixhital” duke fjetur në avion. Bashën e akuzuan se ia fut gjumit në qiell, ndërsa në tokë opozita proteston. Ndërsa Ramës ia bënë analizat dhe zbuluan se gjumi kishte ardhur si pasojë e overdozës.

Më falni, kush ka patur rastin të udhëtojë(fluturojë), çfarë bëhet tjetër në avion? Ose lexohet, ose bëhet muhabet kur fqinjin e njeh, ose flihet, kur të vjen gjumë. Madje të gjithë përpiqen të flenë, edhe pse jo të gjithë ia dalin. Në avion nuk protestohet, nuk mbahen fjalime, nuk bëhet vrap, nuk bëhen mbledhje, nuk këndohet.

Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë. Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.

Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Ëisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.

Të fyesh Dash Shesin pse e jeton jetën ashtu siç i pëlqen atij, është njësoj si ti thuash një ish ministri: Shiko çfarë burri model. Ka tre hidrocetrale, dy inceneratorë, dy landfille, nja dy koncensione dhe ca miliona Euro për pare xhepi. Po si nuk e shikon të pijë një gotë more, po fare. Ka lezet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY