Protesta e 16-Shkurtit, lihet në burg Florenc Hoxha

Protesta e 16-Shkurtit, lihet në burg Florenc Hoxha

69
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, ish-drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, dhe 4 protestuesit e tjerë të cilët u arrestuan pas tubimit të dhunshëm në 16 shkurtit.

Mësohet se Florenc Hoxha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykata.

Po ashtu gjykata ka vendosur të lërë në burg dhe protestuesit e tjerë, Ilir Hamendani, Agim Peposhi, Saimir Rexhepi, Ferit Dankshi.

Gjatë protestës së 16 shkurtit  u arrestuan 19 protestues  për të cilet gjykata e Tiranës vendosi si masë për 6 arrest me burg 6 detyrim paraqitje dhe për 7 arrest shtëpie. Më 12 mars as Apeli nuk pranoi të ndryshonte masën e sigurisë.

Pesë protestuesit e tjerë akuzohen për akte dhunë ndaj institucionit të Kryeministrisë dhe prishje të veprave të artit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY