FOTO/”Jam optimist”… Ish-deputeti publikon fotot me Berishën dhe kujton zgjedhjet e para

FOTO/”Jam optimist”… Ish-deputeti publikon fotot me Berishën dhe kujton zgjedhjet e para

48
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, përmes një postimi në rretjet sociale ka sjellë në kujtesë  zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura më 22 mars të vitit 1992.

Tritan Shehu shkruan që në këtë ditë vendi hyri në një rrugë të re, në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe udhëtimit përfundimtar drejt Europës Perëndimore.

Krahas postimit ish-deputeti demokrat publikon edhe foto nga ajo ditë, ku duket edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-deputeti demokrat në postim shprehet i bindur që nuk do të lejojë të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë.

Unë jam optimist, veçanërisht sot! Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se si sot më 22 Mars 1992 për Shqipërine historia për herë të parë hyri në një “rrugë” të rë, në atë të aspiruar në shekuj, në atë që është “rruga” e jonë. Hyri në “rrugën” e demokracisë, pluralizmit, udhëtimit tonë përfundimtar drejt Europes e Perendimit. Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.

Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma. Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi. Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!”-shkruan Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY