Bardhi: Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat, por dosja 339 dhe...

Bardhi: Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat, por dosja 339 dhe 184

56
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha në një deklaratë të fundit se halli i Edi Ramës nuk janë negociatat me Bashkimin Evropian, por dosja 339 dhe 184 ku zyrtarët e tij socialistë janw kapur duke blerë vota për llogari të tij.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

“Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite.

Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më rradhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.

Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës. Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët. Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie. #Protestoj #ShqipëriasiEuropa”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY