VIDEO/Policia ngutet, thirrje me megafon Bardhit: Largoji njerëzit me maska

VIDEO/Policia ngutet, thirrje me megafon Bardhit: Largoji njerëzit me maska

90
0
Shares

Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, ndërsa paralelisht zhvillohet dhe seanca në Kuvend ku do të betohen dhe deputetët e rinj që pranuan mandatin.

Ende pa nisur mirë çdogjë, policia është ngutur të paralajmërojë protestuesit dhe këtë e ka bërë duke përmendur emrin e sekretarit të përgjithshëm të PD.

Policia i ka thirrur me megafon Gazmend Bardhit ku i kërkon që të marrë masa për të larguar nga protesta personat me maska.

“I nderuar Zoti Bardhi, ne mes te protestuesve ka persona që mbajnë maska,  si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi.”

Mungesa e liderit Basha

Në protestën e sotme mungon kreu i PD,  Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel në një takim me zyrtarët e lartë.

Një ditë më parë ai ndau edhe përshtypjet e tij nga takimi me kryetaren e CDU-së, në Asamblenë Politike të Partisë Popullore.

Në protestë ndërkohë, janë prezentë kryetarja e LSI, nënkryetari i PD Edi Paloka si dhe lideri historic Sali Berisha.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 21 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY