Rudina Hajdari nga Parlamenti tregon arsyen: Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim…

Ndaje

Teksa protesta e opozitës u zhvendos para Policisë së Shtetit, nga ana tjetër, deputetja Rudina Hajdari mori fjalën në Kuvend për të folur kështu për herë të parë pas vendimit të saj për të mos e djegur mandatin si ish-deputetët e tjerë.

Rudina Hajdari ka folur në parlament për protestën e studentëve si dhe për sistemin e kalbur politik.

Hajdari u shpreh e sigurt se ishte në politikë për të bërë hapa të sigurt larg politikës së vjetër, siç tha ajo dhe se askush nuk mund ta gjykonte për vendimet e marra.

Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim, do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër. Në ditët dhe muajt që do vijnë do kem propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet. Unë dua të sjell një frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni.”-tha ajo.

Hajdari u shpreh që ky model politik duhet të marrë fund, ndërsa shprehej e keqardhur për shembullin që po jepte politika jashtë Shqipërisë, ku vendi është në process integrimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje