“Nuk ndjehem tradhtare”, Rudina Hajdari: Do ta them sot në Parlament pse...

“Nuk ndjehem tradhtare”, Rudina Hajdari: Do ta them sot në Parlament pse nuk e dogja mandatin

63
0
Shares

Ajo aktualisht është ende deputete e PD, kjo pasi doli kundër vendimit unanim të opozitës, duke mos e djegur mandatin.

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, një ndër tre deputetët e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin, do të jetë sot e pranishme në seancën parlamentare.

Ajo është shfaqur herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa e pyetur nga ‘Ora News’, ajo deklaroi se sot do të tregojë arsyet pse nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit.

Kujtojmë se deputetja u përjashtua nga Partia Demokratike.

Pse nuk e dogjët mandatin tuaj, duke dalë kundër vendimit të opozitës?

Hajdari: Do ta them sot në Parlament

A ndiheni tradhtare?

Hajdari: Absolutisht jo

Vëllai juaj ka dalë krah Bashës në protestat e opozitës, si e komentoni?

Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim që është demokracia e Shqipërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë, kështu që nuk kemi absolutisht asnjë kundërshtim me njëri tjetrin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY