“Më vjen turp që e thashë”, Agron Llakaj përlotet në emision

“Më vjen turp që e thashë”, Agron Llakaj përlotet në emision

273
0
Shares

Mbrëmja e kaluar në Soirée-në e Jonida Shehut nuk ka qenë e gjitha vetëm humor, bisedë për kulturën tepelenase dhe trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës, por ka pasur edhe një moment mjaft prekës.

Këtë moment na e ka dhënë Agron Llakaj, i cili teksa po fliste për vendin e tij të lindjes, Memaliajn është përlotur dhe nuk ka mundur të vazhdojë më bisedën.

Kjo e gjitha e nisi kur Agroni po tregonte për gjendjen ekonomike dhe sociale të Memalijt, e cila sipas Llakajt është e mjerueshme.

‘Unë e thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj. Dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Dhe duke parë që nuk ka asnjë të ardhme sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr i pafund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty… më vjen turp që e thashë tani këtë… Memeliaj është…’, kaq ka mjaftuar dhe Llakaj është përlotur dhe nuk ka mundur të vazhdojë më bisedën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY