LIVE/Policia kapet me banorët e Astirit sërish, nuk lejon t’i bashkohen protestës...

LIVE/Policia kapet me banorët e Astirit sërish, nuk lejon t’i bashkohen protestës së opozitës

66
0
Shares

Qytetarët dhe protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, ndërsa nga çasti në çast pritet të fillojë protesta e opozitës.

Por ajo që ka ndodhur, është sërish një përplasje me banorët e Astirit.

Mësohet se banorët e zonës së Astirit janë përplasur me policinë, teksa kanë qenë duke iu bashkuar protestës së opozitës.

Situata po tensionohet pasi banorët po kërkojnë të marshojnë dhe përpiqen të përcajnë kordonin e policisë per tu bashkuar të tjerëve.

“Mos na provokoni nuk po ju bëjmë gjë. Nuk kemi punë me ju me Policinë e shtetit. Hapni rrugën, na lini të protestojmë”, shprehen banorët.

Në krye të protestës qëndron dhe Dorian Protoduari, i mbështetur dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu.

“Kush ju ka urdhëruar, flisni, tregoni ku është ai? Hiqini këto kapelet dhe bashkohuni se po na vjedhin hajdutët”,-është shprehur Balliu.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 21 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY