I shpallën djalin në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet Vjollca...

I shpallën djalin në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet Vjollca Arapi

67
0
Shares

Dervis Arapi u shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, por nëna e Dervisit thotë se ai nuk ka fare lidhje me ngjarjen që tronditi dy ditë më parë Tiranën.

Menjëherë pas shpalljes në kërkim të djalit të tij, Vjollca Arapi ka bërë një reagim duke u shprehur se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit.

Përmes një reagimi në News24, gruaja e të ndjerit Agim Arapi, i vrarë në 2017 nga duart e vjehrrit të Kurtit dhe vëllait të tij, është shprehur se i biri nuk ka kryer asnjë krim. Sipas Vjollca Arapit policia duhet të gjejë autorin që kreu vrasjen dhe jo të shpallë në kërkim një njeri të pafajshëm.

“Sot u njoftova se policia ka nxjerrë një njoftim. Nuk kemi lidhje fare dhe i bëj thirrje ministrisë së drejtësisë dhe Sandër Lleshit që t’i vijë turp. Djali im nuk ka vrarë asnjeri. Nuk jemi vrasës. Sandër Lleshajt i bëj apel, nuk jam unë vrasësja e Jurgen Kurtit. Atë e vrau zoti. Policia dyshon se vrasja e fundit ka qenë e bashkëshortit tim dhe prandaj shpall në kërkim djalin. Shteti le ta gjejë autorin, por nuk jemi ne. Turp t’i vijë shtetit. Unë komunikoj përditë me djalin tim. Nuk kemi bërë asgjë. Djali ka qenë mbrëmë shumë i sëmurë. Policia e Shtetit po gabon rëndë dhe po na shkatërron jetën”- tha Vjollca Arapi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY