Tritol shtyllës së tensionit, reagon PD pas akuzave: Neveri për propagandën me...

Tritol shtyllës së tensionit, reagon PD pas akuzave: Neveri për propagandën me tritol të Ramës

44
0
Shares

Shpërthimi me tritol në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë ka përplasur në deklarata mazhorancën dhe opozitën, duke fajësuar njëra-tjetrën.

Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që në një postim në facebook ia faturoi përgjegjësinë e këtij akti kreut të PD-së Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e selisë blu, duke e cilësuar një shpifje.

PD: Neveri për propagandën me tritol të Edi Ramës

“PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita. Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi  policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë.

 PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend.  PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vend”-thuhej në deklaratë.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY