Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë, banorët në protestë: Ministria nuk u konsultua...

Ndërtimi i HEC-eve në Mirditë, banorët në protestë: Ministria nuk u konsultua me ne

63
0
Shares

Banorët e Selitës në Mirditë janë ngritur në protestë për të ndaluar ndërtimin e dy HEC-eve mbi lumin e Urakës.

Ata kundërshtojnë vendimin duke argumentuar se, këto projekte dëmtojnë rëndë natyrën dhe të gjithë ekosistemin e kësaj zone.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë të transparencës me komunitetin vendas, ndaj janë të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.

Koncesioni për ndërtimin e dy HEC-eve mbi lumin e Urakës është dhënë nga Ministria e Energjitikës në vitin 2017. Sipas Panoramës, ky vendim ka gjetur miratimin edhe të institucioneve të tjera, të cilët i kanë hapur rrugë zbatimit të këtij projekti. Investimi kap vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa është parashikuar që uji të merret përmes tubacioneve, duke i ndërprerë në këtë mënyrë rrjedhën lumit të Urakës.

Ish-kryetari i Komunës së Selitës, Viktor Gjikolaj thotë se në këtë zonë janë dhe 5 monumente kulture. Sipas tij, ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Urakë dëmton rëndë turizmin, ndërsa shton se çështjen do ta referojnë në gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY