Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit të lartë

Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit të lartë

76
0
Shares

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtyllën e tensioni të lartë në Fushë-Krujë, pranë fshatit Krastë. Banorët thonë se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh, por vetëm sot është pikasur nga policia.

Si pasojë e shpërthimit shtylla ka pësuar dëmtime.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY