DETAJE/Deklarim të rremë, KPK rihap hetim për kryegjyqtaren

DETAJE/Deklarim të rremë, KPK rihap hetim për kryegjyqtaren

101
0
Shares

Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ornela Naqellari i janë hapur probleme dhe pse e kaloi Vettingun më herët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rihapur hetim ndaj saj duke ngritur dyshimet për deklarim të rremë. Seanca e radhës nga KPK për Naqellarin do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:30.

Ndonëse në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.

Një tjetër denoncim i bërë ishte edhe ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-së se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Për denoncimin e kancelares, gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.

Ornela Naqellari kreu studimet në Shkollën e Magjistraturës gjatë viteve 2006-2008. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Përmetit në vitin 2009, ku e ushtroi funksionin e saj deri në vitin 2016. Përgjatë tre viteve të fundit, Naqellari drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY