Dëmtohen Lila e Binaku, Panuçi fton lojtarin e Partizanit në kombëtare

Dëmtohen Lila e Binaku, Panuçi fton lojtarin e Partizanit në kombëtare

49
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se për shkaqe dëmtimi, nga grumbullimi i ekipit kombëtar pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku, ndërsa në vendin e tyre janë ftuar Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi.

Ftesa për lojtarin e Partizanit Lorenc Trashi është risi dhe e pritur prej kohësh pas paraqitjeve mjaft të mira në ekipin e kuq në kampionatin shqiptar të futbollit.

Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY