Digjet makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

50
0
Shares

Nuk ka fund djegia e makinave në qytetin e Vlorës. Orët e fundit një tjetër mjet, tip “Opel Vectra”, me targë VL  752 2C është  gjetur i djegur  mëngjesin e sotëm.

Mjeti  në pronësi të shtetasit me iniciale G.H., dyshohet të jetë vënë nën flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Lirim, rruga “Zigur Lelo”.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale pasi mjeti është djegur tërësisht.

Ndërkohë nuk dihen ende autorët apo  rrethanat dhe shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Raportimet bëjnët me dije se zona ku ka ndodhur ngjarja është e monitoruar nga një numër i vogël kamerash sigurie, çka vështirëson zbardhjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY