VIDEO/U largua nga TV Klan, balerini i njohur shfaqet si moderator në tjetër televizion

Ndaje

Pas  largimit të bujshëm nga televizioni Klan, aty ku ishim mësuar të shihnim gjithmonë, balerini i njohur Graciano Tagani ka gjetur strehën e re televizive.

Balerini do të jetë në rolin e moderatorit sikurse do të ndërthurë dhe kërcimin si pjesë e emisionit.

Që prej kësaj të shtune dhe në vijim do e shohim si moderator në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ky emission  prezantohet nga Rudina Dembacaj dhe është një nga emisionet më të ndjekura në “Ora News.”

Gracianos i është besuar një rubrikë e titulluar “Dance with Graciano.” E ftuara e parë mësohet se do të jetë Aulona Musta dhe këtë e ka zbuluar vetë Tagani.

“Që nga kjo e shtunë, pjesë e ‘Mos i fol shoferit’ do të jetë dhe ‘Dance ëith Graciano.’ Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme!”- shkruan balerini krah videos së publikuar.

https://www.instagram.com/p/Bu_-AHyFqwU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

 

Leni një përgjigje