Paloka tregon historinë me Ramën 26 vjet me parë: “Iku si burracak,...

Paloka tregon historinë me Ramën 26 vjet me parë: “Iku si burracak, me biçikletë në mes të bulevardit”

146
0
Shares

Edi Paloka i është kthyer edhe njëherë te “Zonë e Lirë”, historisë së tij së përplasjes me kryeministrin Rama në Parlament, ku i hodhi këtij të fundit në fytyrë një shiringë me bojë.

Për të ilustruar burracakërinë e Ramës, Paloka iu kthye përplasjes së parë me Edi Ramën që daton 26 vite më parë, kur ky i fundit e kishte sharë nëpër dhëmbë dhe më pas ia kishte mbathur me biçikletë sapo Paloka i ishte kthyer

“I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993. Po dilja me Blendi Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua. E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova. Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova. Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi më mbërtheu prej mezi dhe i bërtiti Ramës, “Ik Edi”. Ky mori biçikletën dhe ia mbathi nëpër bulevard”, -rrëfeu Paloka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY