DETAJE/Konflikt pronash, plagoset pronari i biznesit në Kavajë

DETAJE/Konflikt pronash, plagoset pronari i biznesit në Kavajë

49
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një 26-vjeçar ka plagosur pronarin e një furre buke.

Burime nga policia, bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital, ndërsa motivi lidhet me konfliktet për pronësinë.

Njoftimi:

Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY