Dështon për të pestën herë seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten

Dështon për të pestën herë seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten

51
0
Shares

Sërish ka dështuar seanca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Shkak është bërë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë dhomës kombëtare të avokatisë.

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

Kujtojmë se të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY