VIDEO/Drogë në formë çokollate, arrestohen babë e bir në Fier

VIDEO/Drogë në formë çokollate, arrestohen babë e bir në Fier

77
0
Shares

Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë duke vënë në pranga babë e bir si dhe sekuestruar drogë e armë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

FierPolicia e Fierit finalizon një tjetër operacion antidrogë i koduar "Befasia"Sekuestrohen drogë dhe armë.Arrestohen në flagrancë babë e bir.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar "Befasia".Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 14 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY