Lëvizjet në polici, rikthehen të liruarit e Saimir Tahirit

Lëvizjet në polici, rikthehen të liruarit e Saimir Tahirit

310
0
Shares

Sa herë qe një ministër i brendshëm ndërrohet largohen drejtorët e policisë dhe vijnë emra të rinj. Ashtu si me Saimir Tahirin e Fatmir Xhafajn edhe për Sandër Lleshajn historia është e njëjtë por në postet kyçe u rikthyen ish drejtorë që ishin shkarkuar ose transferuar nga ish ministrat e brendshëm.

I pari që u rikthye pas shkarkimit nga Saimir Tahiri ishte Tonin Vocaj ish drejtor i policisë së Tiranës e që u emërua Drejtori i Policisë Kriminale. Edhe Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i SHÇBA-së. Të dy ishin larguar nga postet drejtuese menjëherë sapo pushtetin e mori Partia Socialiste në vitin 2013 dhe në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Saimir Tahiri.

Pas drejtorisë së përgjithshme të policisë radha i erdhi drejtorive në qarqe. I pari ishte Kastriot Skënderaj drejtori i policisë së Tiranës. Motivet e largimit të tij mbeten ende mister por mësohet se Skënderaj u largua për shkak se nuk mundi të mbyllte protestën e banorëve të Astirit. Tashmë ai është emëruar këshilltar i Ardi Veliut. Në vend të Skënderajt u komandua drejtori i rendit Dhimitraq Ziu, por mendohet se në krye të Tiranës do të vijë drejtori aktual i qarkut Lezhë Ferdinand Mara.

Drejtori i Policisë së Vlorës u transferua në Tiranë në Akademinë e Sigurisë. Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në vitit 2017, ndërsa vendin e tij e zuri Artion Duka. Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat. Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit. Drejtimin e Policisë së Fierit e mori, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

Emrat e tjerë që mendohet se do rikthehen në poste drejtuese në Polici janë Edmond Rizaj, i cili ka qenë ish-drejtor i Krimit të Organizuar por dhe Ilia Nase, ish-kreu i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme./a2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY