Kompania Boeing pezullon fluturimet e 371 avionëve “737 Max”

Ndaje

Pas rrëzimit të avionit 737 Max, të  kompanisë ajrore të Etiopisë, ku humbën jetën të 157 njerëzit në bord, kompania ka marrë një vendim.

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pasi hetuesit gjetën prova të reja në vendin e rrëzimit të një avioni të tillë në Etiopi.

Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e të 371 avionëve.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve.

Tetorin e kaluar, një avion i Boeing-ut, po ashtu i llojit 737 Max, është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord.

Loading...

Leni një përgjigje