Deputeti demokrat akuzon Ramën: ‘T’u deshën 6 vite për të mbyllur Tiranë-Elbasan’

Deputeti demokrat akuzon Ramën: ‘T’u deshën 6 vite për të mbyllur Tiranë-Elbasan’

76
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan edhe pse kishte 6 vite që e premtonte.

Ish-deputetit demokrat Endri Hasa i cili në një postim në facebook shkruan se Edi Rama jo vetëm që ka 6 vite që po zvarrit rrugën Tiranë-Elbasan, por nuk u ka kërkuar asnjë ndjesë qytetatarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë për zvarritjen e pajustifikuar të përfundimit të rrugës.

POSTIMI I HASES:

“Edi Rama zvarriti për 6 vjet Rrugën Tiranë – Elbasan. Sot mbas 6 vjet, asnje ndjesë për qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqiperisë, për zvarritjen e pajustifikuar të përfundimit të rrugës! Ishin vetëm 4.5 km të ngelura pa ndërtuar në vitin 2013 dhe që mbanin peng lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Tuneli i Krrabës dhe segmentet e tjera të rrugës u realizuan në kohë rekord prej 13 muajsh deri në vitin 2013, sepse prioriteti ishte zhvillimi dhe qytetarët.

Ndërsa për 4.5 kilometrat e mbetura, të hapura sot vetëm në njërin drejtim, u deshën 6 vjet, sepse prioritet kishin vjedhjen dhe abuzimin.

Edi Rama shtoi me 125 milion euro vleren e rruges, sepse vjedhja me miqte trafikante droge të Taulant Ballës dhe jo puna, eshte i vetmi prioritet i tij. Së shpejti të gjithë do të përgjigjen për çdo qindarkë te vjedhur! Tik Tak Tik Tak Ora e popullit po vjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY