Deputetët kanë marrë tjetër vendim për Brexit, May në “udhëkryq”

Ndaje

Pas kolapsit, Britania po përpiqet të gjejë rrugën e daljes.

BBC sot shkruan se deputetët do të votojnë më vonë këtë ditë nëse do t’i kërkojnë BE-së leje për të vonuar marrëveshjen e Brexit përtej datës 29 mars.

Kjo vjen pasi deputetët votuan të mërkurën në mbrëmje për të hedhur poshtë  marrëveshjen me Brexit.

Kryeministrja Theresa May gjithashtu do të bëjë një përpjekje të tretë për të arritur marrëveshjen e saj të tërheqjes nga BE përmes Parlamentit në javën e ardhshme ku ende asnjë datë nuk është caktuar.

BE tha se kishte dy mënyra që Britania e Madhe mund të largohej – me ose pa marrëveshje, duke shtuar se ishte gati për secilin rezultat.

Qeveria e Britanisë së Madhe tha se mund të kishte një vonesë për Brexit, ose një kohë shumë më të gjatë, varësisht nëse deputetët do të  mbështetin marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes së kryeministrjes deri më 20 mars – një ditë para samitit të ardhshëm të BE.

Nëse deputetët miratojnë marrëveshjen e  May para  samitit në Bruksel, atëherë zgjatja për BREXIT  do të ishte deri në 30 qershor.

Leni një përgjigje