Reshje të dendura bore, ARRSH sërish njoftim: Kujdes në këto akse

Reshje të dendura bore, ARRSH sërish njoftim: Kujdes në këto akse

57
0
Shares

Rreshjet e borës në vend vazhdojnë me intesitet të lartë si pasojë e motit të keq.

Sipas njoftimit të  Autoritetit Rrugor gjendja nuk paraqitet problematike dhe se vijon puna për mirmbajtjen e rrugëve.

Në njoftimin për gjendjen në vend ditën e sotme, ARRSH shprehet se nuk ka probleme me qarkullimin në akset kryesore rrugore të vendit, ndërsa në disa zona në Veri dhe Veri-Lindje vijon qarkullimi me zinxhirë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit
Vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).
Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.

Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY