DETAJE/ I vetëvaruri në burg është xhaxhai i Arjelës që u ekzekutua...

DETAJE/ I vetëvaruri në burg është xhaxhai i Arjelës që u ekzekutua tek Fakulteti i Mjekësisë

961
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i ri është gjetur i vetëvarur.

Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Burimet spitalore konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë.

38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, me tre plumba nga Aldison Belulaj, i cili më pas vrau edhe veten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY