Çfarë fshihet pas shkarkimit të drejtorisë së policisë së Tiranës. Në lojë...

Çfarë fshihet pas shkarkimit të drejtorisë së policisë së Tiranës. Në lojë Kryeministri dhe ministri Lleshaj

189
0
Shares

Përmes një editoriali të publikuar  në Gazetën Dita, janë publikuar detaje të reja lidhur me shkarkimin e kreut të Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.

Kryeredaktori i kësaj të përditshmeje Ardian Thano shkruan se Skënderaj është shkarkuar për shkak se refuzoi që të ushtronte dhunë në drejtim të bamorëve të Unazës së Madhe, të cilët protestojnë tashmë prej muajsh në mbrojtje të pronës së tyre.

SHKRIMI NGA ARDIAN THANO

Kastriot Skënderaj ishte deri pak ditë më parë drejtor i policisë së Tiranës.

Për të shmangur para dhe pasgjykimet e atyre që lexojnë por nuk duan të kuptojnë dhe të atyre që kuptojnë por bëjnë sikur nuk lexojnë, po them në fillim që Kastrioti është familjari im, për saktësi, bashkëshorti i motrës.

Këtë e them mbi të gjitha sepse shqetësohem për atë që do mendojë për këto rreshta lexuesi i rregullt i Ditës.

Prej tij unë do doja të shkonte në fund të këtij shënimi dhe pas kësaj të gjykojë nëse lidhja ime me këtë zyrtar policie është arsye për të mos e bërë këtë shënim, apo përkundrazi, është pikërisht arsyeja pse duhej bërë.

Derisa të shkojë në fund, unë po i vendos edhe vetë një pikëpyetje bindjes sime që ato çfarë po shkruaj më poshtë, nuk kanë asnjë lidhje me kë është martuar Kastrioti.

I cili do t’i lexojë këto rreshta vetëm sot, njësh me të tjerët. Dhe me siguri nuk do t’i vijë mirë.

Por ky shkrim “për Kastriotin”, në fakt nuk është për Kastriotin.

E vetmja gjë që rrjedh prej lidhjes time me të, është ajo që i intereson më shumë lexuesit: E vërteta.

E mjaftueshme për fat të keq, për ta identifikuar edhe njëherë tjetër Kryeministrin e vendit si të papërgjegjshëm e mbi të gjitha, mbartës dhe zbatues të një mendësie po aq të rrezikshme e po aq shkatërruese për shtetin, sa ai që ka qenë përpara tij në atë post.

A po e teproj? Premtuam që do shkojmë në fund.

LEXONI TE PLOTE KETU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY