Aksidenti në Shkodër, pas vdekjes së nënës ndërron jetë edhe 19 vjeçarja...

Aksidenti në Shkodër, pas vdekjes së nënës ndërron jetë edhe 19 vjeçarja shtatzënë

75
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen e dyfishtë të një gruaje dhe vajzës së saj ka ndodhur ditën e mërkurë në rrugën Shkodër-Koplik.

Në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, 52 vjeçarja Hasije Bajrakurtaj është përplasur nga një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale S.D banues në Boriç i Vogël të Malësisë së Madhe.

Dëmtimet kanë rezultuar fatale për 52 vjeçaren, e cila ka humbur jetën.

E plagosur rëndë ka mbetur fillimisht edhe vajza e saj, 19 vjeçarja Esmeralda Bajrakurtaj, e cila ishte shtatzënë.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital ku me gjithë kujdesin e mjekëve 19 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që ka përplasur nënë e bijë që po ecnin në anë të rrugës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY