Dy standardet e policisë, dikur mbronte aleatin e Ramës, dje “masakroi” qytetarët

Dy standardet e policisë, dikur mbronte aleatin e Ramës, dje “masakroi” qytetarët

77
0
Shares

Dje, katër familje u përplasën me policinë dhe përmbaruesit për rreth 6 orë rresht për shkak se kundërshtonin një vendim gjykate të formës së prerë për të liruar banesën dhe për t’ia kthyer ish-pronarit.

Aksioni u shoqërua me tension dhe përplasje fizike mes tyre, madje disa prej familjarëve përfunduan në spital, sepse u ndjenë keq, ndërsa disa të tjerë u shoqëruan në komisariat.

Qëndrimi i Policisë së Shtetit u kritikua në masë, përfshirë edhe ministrin Sandër Lleshaj, i cili tha se reagimi i efektivëve nuk ishte dinjitoz.

Megjithatë, nëse kthehemi pas në kohë dallojmë dy reagime të ndryshme të policisë me drejtues të PS në pushtet, kur bëhet fjalë për zbatimin e vendimit nga përmbaruesit për një familje të zakonshme, si dhe për një përfaqësues politik, raporton “politiko”.

Në tetor të 2013-ës u shënua i njëjti rast, kur përmbaruesit kërkuan të lirojnë ndërtesën ku ndodhej selia e Partisë Social Demokrate në Tiranë, në atë kohë e drejtuar nga Skënder Gjinushi, ish-aleat i PS.

Pronarët dhe përmbaruesit të mbështetur nga policia private shkuan të ekzekutojnë vendimin e gjykatës për lirimin e objektit, por ata hasën në rezistencën e Policisë së Rendit, që në atë kohë ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Palët u konfrontuam fizikisht, policia shoqëroi disa efektivë të policisë private, madje edhe përmbaruesin për shkak të tentativës për të liruar me forcë objektin.

Siç duket edhe nga video, rasti është i ngjashëm me atë te ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë, por i vetmi detaj që solli edhe reagime të ndryshme të policisë është se për selinë e PSD kundërshtonte përmbaruesit një politikan dhe jo një familje e zakonshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY