“Gjoba po na vënë për çdo gjë”/ Basha: Ky është plani ynë...

“Gjoba po na vënë për çdo gjë”/ Basha: Ky është plani ynë për biznesin e vogël

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në qytetin e Korçës, ku i ftoi edhe njëherë shqiptarët të jenë masivisht pjesëmarrës në protestën e madhe të opozitës që do të mbahet më 16 mars përballë Kryeministrisë.

Basha e cilësoi pjesëmarrjen në këtë protestë si një shans për ndryshim, për ta kthyer Shqipërinë në shinën e humbur të Evropës.

Ai pa nga afër gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen tregtarët, të cilët iu ankuan se po gjobiten çdo ditë nga qeveria Rama

“Me biznesin jemi shumë keq. Njerëzia po largohen, gjoba po na vënë për çdo gjë.”- tha një nga tregtarët gjatë takimit me Bashën.

Basha u kujtoi korçarëve se qeveria Rama është kthyer në një skemë vjedhje, ku po pasurohet vetëm një grupa njerëzisht, çka është e papranueshme për  vendin.

“Çdo vit bëhet më keq. Taksat janë rritur, çmimi i energjisë është rritur, çmimi i naftës është rritur. Njerëzit kanë më pak lekë për të blerë”- u tha Basha qytetarëve.

Në këtë takim Basha paraqiti edhe platformën për biznesin e vogël, që është planifikuar të vihet në eficencë me ardhjen e demokratëve në pushtet.

“Hapat që kemi planifikuar për biznesin e vogël, do të japin efekt të menjëhershëm. Ato do të jenë; ulja e çmimit të naftës me 300 lekë për litër; ulja e çmimit të energjisë me 20 %; përjashtim nga TVSH të biznesit me xhiro vjetore nën 140 mln lekë; Një taksë e vetme prej 0.5 % të xhiros vjetore; Ndalimi në biznes  i inspektorit tatimor me vendosjen e pullës fiskale.” – tha Basha duke u kërkuar korçarëve mbështetjen e tyre për të larguar sipas tij atë që pengon ngritjen e ekonomisë për çdo familje.

“Pa larguar pengesën, pa larguar një qeveri që është kapur duke ju vjedhur ju dhe votat tuaja, asgjë nuk bëjmë dot, prandaj më 16 Mars, qytetaria e Korçës të vijë në Tiranë e t’i bashkohet protestës.”- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY