Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

155
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën dy motrave nga Kosova.

Sipas burimeve të Indeksonline viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara me dy vëllezër. H.Sh dhe F.Sh, humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e djeshme.

Ato jane me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja.

Sipas raportimeve, u theksua se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.  Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY