EMRA/ Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohet ‘infermierja’ shqiptare, ‘ustai’ dhe ‘kopshtari’

EMRA/ Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohet ‘infermierja’ shqiptare, ‘ustai’ dhe ‘kopshtari’

120
0
Shares

Arrestohen tre shqiptarë për prodhimin e kanabisit, i cili kapte shifrën e 130,000 paund në Leeds të Anglisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Islam Gjuta, Lumjan Matmuja dhe Valbona Furriku, të cilët rrezikojnë të dëbohen. Autoritetet britanike gjetën në shtëpitë e tyre dhe sekuestruan rreth 160 bimë kanabis midis 1 dhjetorit dhe 7 janarit, ndërsa kjo drogë në treg të zi kapte shifrën e 137,000 funtash.

23-vjeçari Islam Gjuta u ndalua për kontroll më 6 dhjetor të vitit 2018 dhe kishte tentuar t’i shpëtonte poloicisë duke i dhënë një patentë të rreme. Policia britanike e la të lirë edhe pse e mbanin nën vëzhgim. 4 ditë më vonë e panë të dilte nga shtëpia me një qese të madhe dhe hyri në shtëpinë e 30-vjeçarit Lumjan Matmuja.

Autoritetet kontrolluan banesat e dy shqiptarëve dhe gjetën ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit. Policia vuri në pranga një prej tyre, ndërsa tjetrin e arrestuan një ditë më vonë duke transportuar me makinë një sasi kanabisi me vlerë 10 mijë Paund.

Gjatë kontrolleve policia gjeti bimë narkotike edhe në shtëpinë e 32-vjeçares Valbona Furiku, e cila u arrestua gjithashtu. Të tre shqiptarët u dënuan me burg për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe falsifikim të dokumenteve.

Mësohet se Gjuta posedonte patentë bullgare, patentë rumune dhe një kartë identiteti rumune, ndërsa Matmuja një kartë identiteti rumune.

Sipas avokatëve përkatës të secilit prej tyre, Gjuta punonte në ndërtim dhe ishte me borxhe, Matmuja punonte si kopshtar, ndërsa Furriku punonte si infermiere dhe emigroi në Britani për shkak se nuk kishte gjetur punë në Shqipëri. Avokati i 32-vjeçares deklaroi se shqiptarja kishte shkuar në Angli me dokumenta rreme dhe me para borxh.

Tre shqiptarët nuk rezultonin me vepra penale të mëparshme, ndërkohë që Islam Gjuta u dënua me 3 vjet burgim, Lumjan Matmuja me 9 muaj burg dhe Valbona Furriku me 6 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY