FOTO/Habit policia: Gjobit kreun e PD në Gramsh si taksist

FOTO/Habit policia: Gjobit kreun e PD në Gramsh si taksist

100
0
Shares

Nga frika e pjesëmarrjes në protesta, ndodh që të dëgjojmë dhe raste absurde si ajo që i ka ndodhur  kreut të PD në Gramsh, Kodhel Çalës.

Sipas vetë prononcimit të kreut, Kodhel Çala thotë se është gjobitur nga policia për një arsye të palogjikshme.

Çala është marrë nga policia në datën 5 mars ditën kur ai dhe miqtë e tij, përfaqësues të tjerë të PD-së kanë udhëtuar drejt Tiranës për t`ju bashkuar protestës së PPartisë Demokratike.

Policia e ka ndaluar kreun e PD-së në aksin rrugor Elbasan-Cërrik dhe i kanë vendosur një gjobë të majmë me arsyetimin që punon si taksist në mënyrë ilegale. Çala tregon se ky është një presion për të mos dalë në protestë.

Fjala e plotë për Balkanweb:

Në 5 mars isha nisur për protestë në Tiranë. Kisha në makinën time nënkryetarin e degës, një anëtar të Kryesisë dhe 2 sekretarë seksionesh. Papritur më ndalon patrulla e policisë, në afërsi të Cërrikut. E ndaloj makinën dhe më kërkojnë dokumentet. Ia dhashë. Pasi i verifikoi dhe ishin në rregull, erdhi tek dera polici dhe më tha dil dhe hap bagazhin. Vajta e hapa. E kontrolluan bagazhin nga të gjitha anët, s’kishte gjë për të dyshuar, e mbylla, polici u largua dhe diç po shkruante.

Unë u afrova dhe i thashë a mund ta di çfarë po shkruani se duhet të më sqaroni. Tha për ju kemi të dhëna që punoni taksist dhe do shkoni në komision. U çudita, qesha me vete, e morën vesh dhe ata që kisha në makinë dhe i thashë unë nuk punoj taksi. Unë jam filani, siç e pe tek dokumentet, dokumentet janë të rregullta, unë nuk punoj taksi. Unë po iki për protestë. Jo ne kemi të dhëna që ju punoni taksi dhe siç e shikoni unë kam dalë në komision, kam paguar tashmë edhe gjobën. Por çka më bëri përshtypje, ishte se polici kishte një indicie, me sa kuptova. Këtë makinë e përdor vetëm unë. Këtu e 15 vjet që e kam blerë. Unë e kuptova shumë mirë në fakt. Polici kishte marrë një indicie për të trembur protestuesit se shih çfarë bëhet me kryetarin e opozitës në Gramsh, pale me popullin çfarë mund të bëjnë.

Pro ta kenë të qartë se nuk e ndalin dot askënd që të shkojë në protestë. Në protestë vijnë edhe shumë socialistë. Edhe gjoba le të na vënë, edhe patentën të na heqin, ne do ikim edhe në këmbë sepse popullit i ka vajtur në majë të hundës. Të gjithë janë çuditur por edhe ndërkohë janë revoltuar se si është e mundur të arrihet deri këtu. Dhe kjo është thjesht për të ndalur protestat mbarëpopullore por duhet ta dinë mirë qeveria në qendër dhe lokale se zëmëratën e popullit nuk mund ta ndalin më. Unë kam shkuar direkt tek komisioni. Mund të them fjalët më të mira për ata të komisionit dhe ata ngritën supet. ‘Ç’ështe kjo thanë, kjo është ashiqare, është skandal’, kam shumë respekt për ata. Ata thanë nga ta rrotulloni, deri tek minimalja, s’kemi çfarë të bëjmë më tepër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY