Zyrtare, FSHF njofton ndërprerjen e futbollit në vend

Zyrtare, FSHF njofton ndërprerjen e futbollit në vend

55
0
Shares

Nuk do të ketë më ndeshje në kampionatin shqiptar.

Pas bojkotit të arbitrave, si shenjë solidariteti për dhunën e ushtruar ndaj Eldorian Hamitit në sfidën Kamza-Laçi, Federata Shqiptare e Futbllit njoftoi ndërprejen e futbollit në të gjitha kategoritë e tij.

Futbolli shqiptar ndalon duke nisur nga java e 25-të në program për t’u luajtur të premten dhe të shtunën, deri në një afat kohor të papërcaktuar.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve”, lexohet mes të tjerash në njoftimin shpërndarë për mediat nga qeveria e futbollit në vend, që gjithashtu forcon kërkesën e arbitrave për të rikthyer policinë në stadiume.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY