Dhunoi barbarisht mjekun në Lezhë, policia identifikon autorin

Dhunoi barbarisht mjekun në Lezhë, policia identifikon autorin

88
0
Shares

Mjeku Zef Doga u dhunua ditën e sotme, ndërsa është në gjende të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia, bëjnë me dije mjeku është goditur me sende të forta në fytyrë. Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është goditur nga familjari i një pacienti.

Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga është goditur nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL.

I riu pasi ka goditur mjekun është larguar nga vëndgjarja, por ai është shpallur në kërkim nga forcat e rendit.

Lezhë / Informacion paraprak nga policia

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e  Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY