Një ditë pas protestës, zv. ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë blu

Një ditë pas protestës, zv. ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë blu

54
0
Shares

Një ditë pas protestës së opozitës, ndërkombëtarët janë shqetësuar sërish për mbarëvajtjen e situatës politike në vend.

Mësohet se ka mbërritur në selinë blu zv ambasadorja e SHBA në Tiranë për tu takuar me kreun demokrat Lulzim Basha.

Nuk ka informacion ende  se cila është aryeja e këtij takimi por dyshohet se mund të flitet për revoltën popullore kundër qeverisë e mbështetur nga opozita.

Kujtojmë që deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën unanimisht  të djegin mandatet parlamentare për të qëndruar afër popullit.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY