“Hyre nga Porta e dole nga dritarja”, ish-deputeti për Ramën: Së shpejti...

“Hyre nga Porta e dole nga dritarja”, ish-deputeti për Ramën: Së shpejti do të shkulim dhe nga karrigia

85
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin Italian “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme.

Ish-deputeti ndalet tek mënyra e shëmtuar sipas tij me të cilën kryeministri po përpiqej të mbrohej dhe justifikonte skandalet e zbuluara.

Ja reagimi i plotë

PORTA A PORTA APO PORTA DHE DRITARJA
I kapur në befasi nga Bruno Vespa për raportin e BE që konstatoi 20% të votave të blera, Rama nën sekëlldinë e tij tipike, belbëzonte çertifikim e zgjedhjeve.

I kapur gafil nga intervista e Bashës, për interceptimet e antimafias italiane për kanabizimin dhe implikimin e qeverisë së tij, Rama u përpoq, me duar e këmbë, nën buzëqeshjen e pashuar ironike të gazetarit të famshëm, të justifikohej shëmtuar.
Ndërsa protestën popullore ndaj qeverisjes së tij, u mundua ta paraqesë si protestë brenda pallatit të politikës.
Po mirë mor zoti Kryeministër!

Ato 100.000 veta që dolën në shesh në 16 shkurt politikanë ishin?!
Po ato mijëra, para parlamentit të degraduar, politikanë janë?!
Po studentët e “pallatit” të Arsimit tënd të dështuar, politikanë janë?!
Mos harro në Italinë e Vespës universitetet publike financohen 100% nga shteti me ligj.
Po banorët e unazës?!
Po fermerët, rinia, të papunët apo dhe këta janë politikanë të mbaruar?!
Dhe si kërkove t’ia mbushje mendjen italianëve?!
Që vetëm në 1 km2 ka destabilitet në Shqipëri, ndërsa në 27. 999 km të tjera vlon lumturia?!
Jo mor jo!!!

Lumturi vesi, llum pasurie ka vetëm në 1 km2 të pallatit tënd kryeministror.
27.999 km2 e tjerë, vuajnë varfërie, mjerimi e papunësie, kriminaliteti e korrupsioni.
Ne fund për ironi gazetari i famshëm dinte çfarë bënte.
Në panelin më parë, kishte të ftuar përfaqesues të qeverisë italiane, që reflektonin thjeshtësi dhe që flisnin për reformë pensionesh, për mijëra vende pune dhe rritjen e pagës minimale të italianëve në 9 euro ora.
9 Euro ora!!!!
Ndërsa në panelin e tretë të kishte ty që reflektoje luks idiot kontrastiv me vendin tënd, ku paga minimale është 9 mijë lekë në ditë.
Vetëm 9 mijë lekë në ditë, për të paguar dritat, ujin, librat e femijëve, veshjen, ngrënien…me çmimet më të larta se italianët.
A e imagjinon dot?!!!!
Të tallur të tillë që të bënë, as në ëndërr nuk e ke parë..
Se shpejti do të shkulim dhe nga karrigia!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY