2.5 ton drogë drejt Italisë, gjykata jep dënimin për grupin

2.5 ton drogë drejt Italisë, gjykata jep dënimin për grupin

69
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 7 nga të arrestuarit e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar të vitit 2017.

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, Gjykata dënoi me nga dy vjet burg 3 punonjësit e doganës, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi.

Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis u bllokua në Ankona për shkak të një problemi me dokumentacionin.

Të pandehurit dërguan një tjetër kamion me qëllim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre. Por kjo orvatje u diktua nga policia italiane dhe më pas u realizua edhe gjetja e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY