Fitorja e shqiptarëve në Tuz, Berisha: Historike

Fitorja e shqiptarëve në Tuz, Berisha: Historike

64
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar përmes një statusi në rrjetet sociale Nik Gjeloshajn për fitoren Tuz në Malin e ZI.

Berisha e ka konsideruar historike këtë fitore të shqiptarëve.

“Nje urim te perzemert per zotin Nik Gjeloshaj, keshilltaret dhe zgjedhesit shqiptare te Tuzit!

Te dashur miq, ne votimin e djeshem ne Komunen e Tuzit qytetaret votuan per zotin Nik Gjeloshaj dhe keshilltaret e forcave politike te bashkuar shqiptare.
Me kete rast le te urojme se bashku kryetarit te ri, keshilltareve dhe zgjedhesve te Tuzit per fitoren e djeshme historike dhe suksese ne detyren e tyre. Urime!“, uron Berisha në Facebook.

Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica. Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY