Përdorimi i gazit në protestë, shokon mjeku: Nuk është shaka, është ndaluar...

Përdorimi i gazit në protestë, shokon mjeku: Nuk është shaka, është ndaluar dhe në luftë!

116
0
Shares

Përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e fundit të opozitës përballë parlamentit mund të çojë drejt vdekjes.

Ky është njëri ndër konluzionet që jep mjeku pneumolog Adrian Jorgji. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, mjeku ka analizuar lëndën e përdorur gjatë protestave dhe ka deklaruar se gazi lotsjellës nuk është shaka, e se madje edhe në luftë është ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare. Mjeku ka deklaruar se për shumë persona të cilët mund të kenë probleme kardiake apo pulmonare, rreziku ndaj tyre është tepër i lartë, madje mund edhe të humbin jetën.

“Janë në familjen e lëndëve helmuese dikur përdoreshin në luftëra. Janë ndaluar tani me konventën ndërkombëtare, sot përdoren në tubime masive për të ulur efektin e demonstrimit të masave. Qëllimi i tyre është të bëjë masën inaktive, të pafuqishme për të reaguar, neutralizuar, mungesën e rezistencës dhe shpeshherë edhe të largimit që të kontrollet më mirë nga forcat e rendit.”-tha doktor Jorgji.

Te prekurit nga zemra mund te kene pasoja te renda

“Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse. Shkakton rritje të tensionit, mund të çojë në çrregullime të ritmit deri në goditje kardiake, të cilat shoqërohen deri edhe me vdekje”-tha doktori.

Efektet e gazit lotsjellës

“Në sy mund të shkaktojë deri verbim të përkohshëm. Në rrugët respiratore shkakton inflamacion të mukozës me tregues më të thjeshtë kollën deri vështirësi në frymëmarrje, në pneumoni kimike apo edemë pulmonare, situata këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja për organizmin. Për sa i përket anës nervore, mund të shkaktojë që nga ankth deri në kriza paniku, rritje të pulsit, tensionit etj. Mund të japin edhe infeksione në mëlçi apo lëkurë, djegie të shkallës së parë” –theksoi mjeku, ndërsa shtoi se efektet llogariten nga 30 minuta në disa ditë.

Gazi nuk është shaka

“Mënyra e përdorimit të gazit lotsjellës, ka rregullat e veta të përdorimit. Ka rëndësi intensiteti, forca e hedhjes, largësia nga ku niset. Edhe ata që e përdorin kanë rregulla sepse ka pasoja. Ka libra që thonë nuk mund të hidhet drejtpërdrejt, nuk mund të hidhet në largësi më të pakët se 4 – 6 metra. Efekti mban nga 10 deri 30 minuta, nëse je larguar nga vendi. Më e rëndë situata bëhet në ambiente të mbyllura apo kur nuk ka erë.”-tha mjeku.

Si mund te mbrohesh nga gazi lotsjelles

“Veshjet e pambukut, janë më të mira kundrejt veshjeve sintetike. Femrat e kuruara (me grim) iu bën keq gazi lotsjellës se thithet me shume në lëkurë, se sa në lëkurë të pastër. Për njerëzit me lente të mos shkojnë me lente. Të kenë atë që quhet lot artificial ndihmon te pjesa e syve për të përballuar inflamacionin e fortë që jep. Shamitë e lagura, duhet të ndërrohen menjëherë dhe jo të përdoren dy hete. Protestuesit përdorin që nga uthulla, limoni, sepse janë antioksidantë, deri te maloksi, shishe me ujë me maloks për t’u pirë kur ka efekte anësore, jo gjithmonë këto masa arrijnë të neutralizojnë efektet anësore, sepse varet nga shumë faktorë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY