Gara për kreun e KMSH, tërhiqet dhe myftiu i Kukësit

Gara për kreun e KMSH, tërhiqet dhe myftiu i Kukësit

71
0
Shares

Është tërhequr nga gara për kreun e Kominitetit Mysliman të Shqipërisë dhe myftiu i Kukësit, Islam Hoxha. Në garë kanë mbetur tashmë  Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramoz Blliku.

Mbrëmjen e djeshme, ndërkohë u njoftua papritur dhe tërheqja nga gara e kreut aktual i KMSH-së Skënder Bruçaj, për të cilin thuhej se pati ndërhyrje nga ana e kryeministrit Rama.

Po ashtu më herët është tërhequr dhe Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Votimet për KMSH-në po mbahen tek Medreseja e Tiranës. Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Kandidatët e mbetur ne garë

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës

Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës

Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY